Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Njohësi i çështjeve të sigurisë flet për intervistimin e gruas së Radojçiqit nga Policia e Kosovës

 
   

Njohësi i cështjeve të sigurisë, Arben Dashevci ka komentuar arrestimin e gruas së kriminelit, Milan Radojçiq.

Ai ka thënë se intervista e gruas së Milan Radojçiq ka filluar e qetë dhe ashtu edhe ka përfunduar.

“Në aspektin e sigurisë, kjo ndikon shumë sepse organi i rendit, pra Policia e Kosovës po tregon vendosshmëri dhe po i’u shkon gjërave deri në fund ashtu siç i shkon cdo vend demokratik, nuk duhet të harrojmë se 24 shtatori ka qenë sulm terrorist dhe bashkëshorti i lartëcekurës ka qenë i përfshirë si kryesori gjë që e ka pranuar edhe vetë.

Krimet Ekonomike vetëm se e kanë bërë punën e tyre, ndërsa sa i përket intervistës ashtu siç ka filluar e qetë ashtu edhe ka përfunduar”, tha ai.