Njohësi i çështjeve të sigurisë, Shkëlzen Sopjani ka deklaruar se në operacionin e vitit 2011 në veri të Republikës së Kosovës pati rrjedhje të informacioneve.
Ai deklaroi se atë ditë, edhe kishte pasur shkarkime brenda Policisë së Kosovës.
“Operacioni ka qenë, nuk ka pasur planifikim kumedit sa të mirë, ka pasur rrjedhje të informacionit, sepse atë natë kur është bërë informacioni ka pasur edhe shkarkim të ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të policisë atë kohë. Kemi pasur çdakordim të theksuar…prapë se prapë, ka mbrri efekt ai operacion edhe pse mandej i patëm barrikadat.”, ka deklaruar ai.
Tutje, Sopjani thekson se një mosbesim në mes institucioneve të Kosovës ishte evident.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se situata në veri të Republikës së Kosovës nuk ka ndryshuar shumë që nga viti 2011. Ai thotë se grupet kriminale dhe akterët e përfshirë mbesin po të njëjtit.
“Në atë kohë kur ndodhi tenativa e parë serioze nga insittucionet e Kosovës për të shtrirë sovranitetit, rastisi të isha duke punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndaj isha afër ngjarjeve. Nëse bëjmë një krahasim atje dhe sot, nuk është se ka shumë përmisim të sigurisë në atë pjesë të Kosovës sepse prapë i kem akterët pak a shumë të njëjtë të përfshirë në atë pjesë që janë strukturat e Serbisë ose të Rusisë, janë grupet kriminale që bashkëpunojnë ngushtë me to”, ka deklaruar ai.
“Struktura e grupeve është pak a shumë e njëjtë, prej akterëve kryesor që i kemi sot e që disa nuk janë fizikisht në Kosovë, kanë qenë akterë në atë kohë. Vendimmarja është bërë pak a shumë prej individëve të njëjtë…Milani ka qenë aty, ka qenë ai që ka marrur vendimet”.
Megjithatë, Sopjani ka deklaruar se një përmisim dallohet tek Policia e Kosovës. Sipas tij, veprimet e tyre sot janë më mirë të menduara e koordinuara.
“Nëse bëjmë një paralele atëherë me sot, operacionet atëherë dhe sot, mund të shohim se ka një koordinim pak më të mirë, goxha më të mirë të strukurave tona. Veprimet janë më mirë të planifikuara, e kam fjalën për Policinë. Mirëpo prapë se prapë, nuk kemi ndonjë përmisim të theksuar të sigurisë në atë pjesë”, ka deklaruar ai.
Në këtë operacion vdiq oficeri i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.