Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pas përfundimit të vizitës së tij në Kosovë, tha se ndjehet i shqetësuar për sigurinë në rajon.
Njohësit e sigurisë thonë se këto mesazhe nga diplomatët e Bashkimit Evropian janë thirrje për ngritje të kapaciteteve brenda sistemit të sigurisë në Kosovë.
“Takimi i nivelit të lartë me Presidenten dhe Kryeministrin, normal ajo çfarë thuhet është se situata, vijnë edhe mesazhet nga ambasadori Rode, se situata është në tension në kuptim të asaj jo shumë me zhvillime sa me ato reagimet e autoriteteve serbe, ngase situata është e qetë dhe stabile, përveç një proteste që ishte në serbi, nuk kishte të bënte në brendi të Kosovës”, tha Nuredin Ibishi.
E profesori i Kriminalistikës dhe njohësi i sigurisë, Fatmiq Qollakaj, ka thënë interesimi i faktorit ndërkombëtar për situatën në Kosovë, ka ardhur pas sulmit të 24 shatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Jemi dëshmitar i vizitës së ministrit britanik të Punëve të Jashtme, tash ministrit të Gjermanisë, dy shtetet të fuqishme, anëtare të NATO-së, të cilët pa mëdyshje kanë interesim për të parë se çfarë po ndodh në territorin e Kosovës, dhe territorin e Ballkanit, duke e ditur faktin se shqetësimet janë të arsyeshme, meqë Serbia ka sponsorizuar në vazhdimësi aktivitete destruktive si në rastin e pjesës veriore të vendit, ato aksionet ato , aktivitetet destruktive që i kemi parë në muajt e kaluar por edhe kërcënimet për pavarësi të Republika Srpska nga Dodiku që ishin po ashtu shqetësime serioze që janë përcjell në Evropë dhe Bruksel”, tha Qollakaj.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë vizitës në Kosovë, ka thënë se Gjermania do të mbetët mbështetëse e palëkundur e Kosovës duke ruajtur integritetin dhe sovranitetin e vendit.