Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘N’mot shihemi në Prizren’: Fashistët serbë ekzaltohen me sulmin e terroristëve të Hamasit në Izrael

Grupe të ndryshme fashiste serbe kanë nisur propagandën të solidarizimin me terroristët e Hamas me retorikën ultra anti-perëndimore e anti-demokratike.

Kjo retorikë vërehet në ngjashmërinë me propagandën ruse që shtyn një aleance anti-perëndimore mes myslimanëve gjoja të keqtrajtuar nga Perëndimi. Të njëjtën taktikë propaganduese të ngjashme e ka përdorur federata ruse në territoret e saja si në Çeçeni për të vendosur pushtete diktatoriale më pas e që këto ditë shfrytëzohen si mish për plumba në frontet e tyre.

Ngjarjet e fundit në Naghorno-Kharabak ku Rusia tentoi të paraqesë si një konflikt ku armenët ortodoks u sulmuan nga azerbajxhanasit myslimanë pa iu kthyer fare faktit se ishte pikërisht Rusia që kishte nxitur konfliktin dhe detyruar Armeninë të sulmojë e aneksojë konfliktin kufitar në vitet e 90’ta për llogari të veta. Në të njëjtën kohë bashkëpunimi i Rusisë me Azerbajxhanin në sferat e tjera, posaçërisht ekonomike është në nivelin më të lartë.

Propaganda e ruse në rajone të tjera përshtatet duke iu shmangur përcillet edhe më një thirrje të një pan-sllavizmi të krishterë ortodoks që gjoja na qenka në rrezik të zhdukjes nga influenca kulturore perëndimore. I vetmi vend në botë ku Rusia ka baza ushtarake është në Siri ku i ndihmojnë një pushteti vrastar aleat të Iranit që kreu gjenocid mbi popullatën e vet me helme kimike, derisa mbështetë një regjim shiitë myslimanë që vret myslimanë suni në vende të tjera islamike, si në Siri, Jemen dhe Liban, a gjoja se po i ndihmojnë myslimanëve suni në Palestinë, kur rezultati tregon që kanë arritur të kthejnë gjithë bashkësinë ndërkombëtare kundër tyre, duke dëmtuar rëndë kauzën e një shteti palestinez.

Kriza e fundit në Izrael ku dora e Iranit dihet hapur e taktika ruse e rrenave për të nxitur urrejtjen perëndimore për të hapur një front të ri për llogari të veten shihet qartë.

Në Serbi tolerohen dhe kopjohen influenca të tilla malinje ruse megjithëse dihen dhe iu janë kërkuar masa të shtuara nga BE dhe SHBA. Së fundi vet kreu i agjencisë së inteligjencës së Serbisë, BIA, Aleksandar Vulin, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo shumë kohë më parë ishte sanksionuar edhe Milorad Dodik në Republika Serbe që hapur lartëson presidentin rus Putin.

Influenca e qasja e tillë ruse është vërejtur ë fundi edhe në Mal të Zi kur religjioni keqpërdoret për të nxitur urrejtje ndëretnike për përfitime gjeo-politike. Më 2016’në në Podgoricë pati tentim të dështuar grusht shteti ku ishin të përfshirë agjentë rus të agjencisë famëkeqe të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU. Kjo ngjarje e dështuar ndodhi pak kohë pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Pas forcimit të krahut pro-serb dhe benefiteve politike, ekstremistët e kësaj qasjeje në Serbi janë zëvendësuar nga figura në dukje më të moderuar se të mëparshmet në Mal të Zi që iu duheshin për qëllime elektorale. Në këtë ndërhyrje në Mal të Zi kanë ndihmuar edhe partitë myslimane në Serbi, ato në Novi Pazar që në përçarjen e tyre kanë benefite nga pushteti me koalicione me partinë në pushtet. Kjo është vërejtur së fundi me ndasitë në rajonin e Sanxhakut në Serbi ku dy krahë politik të minoriteteve janë të përçarë dhe ndihmohen në këtë përçarje edhe nga influenca ruse indirekt e me donacione nga fondacione të diktatorit çeçen Ramzan Kadirov, aleat i ngushtë i Putin që kryen punët e pista për të.

@afrojona

Antwort auf @👑Samir❄ #kosova🇽🇰 #kosovo #kosova #albania🇦🇱 #shqiperia #shqipe #fyp #fyyyyyyyyyyyyyyyy

♬ Originalton – 🦅Jonadita🇦🇱

Inkursioni i fundit në Kosovë nga njësiti i konsiderueshëm paramilitar serb përputhet në veprimtari me operacionet e flamujve të rremë e orkestruar për të shkaktuar kriza ndërfetare e ndëretnike që janë parë në rajone me popullatë të përzier e me potencial të shkaktimit të krizave.

Serbia shpesh është akuzuar dhe i është bërë presion që të rreshtohet krah forcave demokratike botërore por ka vazhduar me politikën e ashtuquajtur të neutralitetit, të ngrënies me dy lugë e ulur në dy karrige. Ishte ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, që me të marrë detyrën e herën e fundit si kryediplomat kishte deklaruar se ‘nuk i lëshojmë dorën atyre që po na shpëtojnë nga gremina, pa na e zgjatur dikush tjetër’.

Organizata të tilla në ekstreme të shoqërisë serb megjithëse dënohen në publik nga shteti serb asnjëherë nuk janë penguar në fillet e organizimit por janë ndaluar vetëm në periudha kur ishte në benefit të partisë dhe figurës së presidentit serb Vucic, kur i duhej të paraqitej si pala konstruktive dhe e moderuar në Serbi. Aktiviteti i tillë shpejt shuhej për t’u riaktivizuar kur është në benefit të pushtetit të tanishëm serb.

Serbisë kohëve të fundit iu është bërë e qartë se nevojitet të distancohet nga fashizmi pan-sllav, serb dhe influenca malinje në rajon. Kjo nuk është dëshmuar ende me hapat e duhur që edhe i janë përcaktuar. Ende vazhdohet me pretendimet se Kosova na qenka nyja që po i mban lidhur dhe do të keqpërdoret për benefite politike siç po vërehet deri tani me qasjen paralele të kombinuar të shantazhuesit me kriza rajonale./Gazeta Metro