Çmimi Nobel për Mjekësi u është ndarë shkencëtarëve që e kanë zbuluar teknologjinë mRNA për vaksinat kundër koronavirusit.
Katalin Kariko dhe DreW Weissman do ta ndajnë çmimin e këtij viti.
Kjo teknologji ka qenë eksperimentale para pandemisë së koronavirusit, mirëpo me të janë krijuar vaksina për miliona njerëz në botë.
Teknologjia e njëjtë – mRNA – po synohet të përdoret edhe për sëmundje tjera, përfshirë edhe kancerin, raporton REL.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.
Tags: Çmimi NobelCovidKatalin Kariko