Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Noka bën deklaratën e fortë: Drejtorët që zëvendësuan autorët e aferës “5D”, u emëruan me telefonatë nga burgu

Ditën e sotme, në një fjalimin e tij në parlament, deputeti i Paritsë Demokratike, Flamur Noka, bëri një deklaratë të fortë, duke u shprehur se drejtorët që zëvendësuan ata të aferës “5D”, u emëruan me telefonatë nga burgu.

Gjithashtu, Noka theksoi se të emëruarit e rinj, janë të afërm të drejtorëve të arrestuar.

Ndër të tjera, Noka theksoi; “Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve. Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme. Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre”.

“Veliaj e shantazhoi Edi Ramën. Ai i tha Ramës se sa ke përgjegjësi ti për ish zv kryeministrin, aq kam unë për vartësit në bashki. Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen. “5D” është korrupsion i pashembullt. Kishim dëgjuar vjedhje 20 përqind, por të tillë vjedhje nuk kishim dëgjuar, 100 përqind vjedhje është rast unik dhe askush nuk mban përgjegjësi. Parlamenti duhet të ziente. Këtu është bërë e udhës, vjedhja kap vjedhjen, skandali kap skandalin, ministrat thonë bëhen edhe filma me këto vjedhje. Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve.

Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme. Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre. Por, emisionet investigative po zbulojnë se vjedhja është kapilare. Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu. Drejtorët që zëvendësuan ata të “5D”, janë emëruar me telefonatë nga burgu. A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë. Edhe Kumbaro është kumbare e krimit dhe korrupsionit. Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë. Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë”, u shpreh Noka.