Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Normat e vaksinimit të fëmijëve, nën nivelet para-pandemike

Normat globale të vaksinimit të fëmijëve mbetën nën nivelet para-pandemike vitin e kaluar, raportuan të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Në vitin 2023, 84% e fëmijëve në gjithë botën u vaksinuan plotësisht kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së keqe – një vaksinim ky i trefishtë që konsiderohet si tregues kryesor i shkallës së vaksinimit të fëmijëve.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Shifra paraqet rënie të lehtë, në krahasim me nivelet para pandemisë së koronavirusit, të regjistruara në vitin 2019, thuhet në raport.

Numri i fëmijëve pa një dozë të vaksinimit të trefishtë u rrit në 14.5 milionë, vitin e kaluar, nga 12.8 milionë para fillimit të pandemisë, nxjerr në pah raporti.

Gjatë pandemisë, shumë vende pësuan vonesa apo ndërprerje në programet e tyre të vaksinimit, shkruan REL.

Në disa vende, numri i atyre që nuk u besojnë vaksinave, u rrit pas pandemisë, tha ekspertja e OBSH-së, Katherine O’Brien.

Ky zhvillim “po rezulton në vdekje të fëmijëve”, theksoi ajo.

Sipas OBSH-së dhe UNICEF-it, konfliktet e armatosura janë një tjetër pengesë për vaksinimin.

Raporti vlerëson se më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve të paimunizuar, jetojnë në vende të karakterizuara nga paqëndrueshmëritë dhe dhuna.

Të dyja organizatat thanë, gjithashtu, se më shumë se 100 vende të botës janë prekur nga shpërthimet e fruthit në pesë vjetët e fundit.

Tags: