Muhamet Hamiti, pjesëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook qeveritarët kosovarë i ka quajtur “dilenatë” që kanë sjellur sanksionimin ndërkombëtar të vendit; e që mes tjerash po bëjnë që Kosova “të humb argumentim me miqtë dhe aletatë tanë, madje edhe në kauza të drejta”.
Reagimi i Hamitit:
Kur nuk di, siç po dëshmohet se nuk di, Qeveria e Kosovës po e humb argumentin me miqt dhe aleatët tanë, madje edhe për kauza të drejta.
Prandaj, për fajin e kësaj Qeverie të padijshme dhe të papërgjegjshme, Kosova po i vuan pasojat e sanksioneve ndërkombëtare. Për herë të parë në historinë e vet.
Dëmet ekonomike janë të matshme: deri tani rreth 300 milionë euro vlera e projekteve të bllokuara. Dëmet për imazhin ndërkombëtar të Kosovës të pamatshme! S’ka shenjë se sanksionet do të hiqen. Ka gjasë të mbesin në fuqi për sa kohë Kosova e mban këtë klasë politike diletante në pushtet.