Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk e di sa do jetë përlotur udhëheqësi, kur e ka shkruar këtë fjali”/ Artan Hoxha ironizon dorëheqjen e deputetit Rraja dhe ka dy fjalë për Ramën: Eh mor padishah…

Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka reaguar ndaj dorëheqjes së deputetit të mazhorancës në zonën e Fushë Krujës.
Hoxha komenton tekstin e dorëheqjes së deputetit Rraja, ku sipas tij i tërhoqi vëmendje fjalia e fundit.
“Nuk e di sa do jetë përlotur udhëheqësi, kur e ka shkruar këtë fjali”- shkruan Hoxha në ‘Facebook’.Artan Hoxha vijon duke ironizuar kryeministrin Rama: Ty se si ta bëjnë kaq “borxh dhe të shkaktojnë shqetësim kaq të madh publik”
Postimi i plotë

Fjalia qe me terhoqi me shume vemendjen ne tekstin e doreheqjes se deputetit te mazhorances ne zonen e Fushe Krujes, ishte pikerisht fjalia e fundit.“Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, njoftoi deputeti i PS.
Nuk e di sa do jete perlotur udheheqesi, kur e ka shkruar kete fjali?!?!Por duket qarte, se i ka munguar frymezimi per te formuluar nje fjali me “dritheruese”…
Eh mor padishah, ke te drejte.Ty se si ta bejne kaq “borxh dhe te shkaktojne shqetesim kaq te madh publik”, kot per se koti….???!!