Prej muajsh në rrjet kanë qarkulluar lajme se Megi Pojani dhe futbollisti e kombëtares Endri Çekiçi janë në një lidhje së bashku.
Ndonëse romanca e dashurisë asnjëherë nuk është konfirmuar nga asnjëri nga ata, takimet, darkat dhe rrobat e futbollsitit që Megi i ka veshur prej më shumë se një viti kanë ngritur aludimet e publikut se dyshja tashmë janë në një lidhje.
Mirëpo së fundmi dyshja janë kapur ‘mat’ duke shëtitur së bashku në rrugët e Tiranës, duke konfirmuar kështu zërat për romancë.
Në fotot (të marra nga iconstyle) dyshja kanë kombinuar veshjen së bashku me dy bluza të bardha dhe pantollona të shkurtë në ngjyrë të zezë.
Kujtojmë që Megi disa muaj më parë udhëtoi drejt Turqisë për të parë ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol.
Megjithatë në një moment kamerat televizive treguan edhe një përqafim të tij me një person në tribunë, ku përkrah tij të entuziazmuara ishin ulur pikërisht Megi Pojani dhe motra e saj, Marsi duke shijuar ndjeshjen e futbollistit.