Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

“Nuk erdha të ngjyrosi banjo”, Rifat Latifi për herë të parë “liston” arsyet pse hoqi dorë nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fund të vitit 2021 ka emëruar Rifat Latifin si ministër të Shëndetësisë. Latifi ende pa i bërë 1 vjet në këtë pozitë, dha dorëheqje nëpërmjet një letre të shkurtër, duke mos përmendur arsyet konkrete.

I ftuar në emisionon “LIBERO” për herë të parë, ai përmendi detajisht, arsyet e dorëheqjes së tij nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

“E kam pa se nuk do të mundem që ta japë kontributin të cilin unë kam menduar se do të mund ta japë… U tërhoqa! Kjo ishte arsyeja kryesore… …”, deklaroi Latifi.

Te (nën) arsyet, ai përmendi buxhetin e ulët dhe pamundësinë për të krijuar Qendra të Ekselencës që sipas tij janë jetike, meqenëse krijimi i tyre do të pamundësonte për gati 100 për qind transferimin e pacientëve tanë në vende të tjera të botës.

 “…Buxheti i Shëndetësisë është mizerje. Një kompani e mirë në Kosovë e ka buxhetin ma të madh se sa NE për shëndetësi… Me harrnu e me ngjyrosë koridore e banjo, unë s’kam ardhur për ata… E kam pa që ne nuk mund t’i bëjmë 12 qendra të ekselencës që unë propozova t’i bëjmë, dhe ende mendoj se duhet të bëhen (duke filluar nga Qendra e Traumës etj)… Këto do ta ndalnin gati 100 për qind transferimin e pacientëve tanë prej Kosovës në vende tjera…”, theksoi ai.

Vlen të theksohet se Dr.Rifat Latifi njihet si një nga autoritetet botërore më të mëdha në telemjekësi dhe teleshëndet. Ai është profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Arizonës si dhe drejtor i Departamentit të Kirurgjisë në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore Westchester në Valhalla, New York.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Rifat Latifit, klikoni në linkun e mëposhtëm: