Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk është bë shumë për sportin”, Bilall Sherifi kritikon Qeverinë

 
   

Bilall Sherifi në Euro Dueli ka thënë se sportet në përgjithësi përfshi edhe futbollin nuk janë trajtuar siç duhet nga ana e politikës. Ai ka thënë se për këtë është kritik edhe ndaj vetës si politikan.

“Nuk janë trajtu nga asnjë qeveri, të jemi korrektë…mendoj që duhet të bëhet më shumë për shumë arsye”.

Sporti ”është ambasadori më i mirë i një vendi, i një shoqërie në përgjithësi, i një shteti”, ka thënë ai duke shtuar se “kjo qeveri është dashtë të bëjë më shumë, duhet të bëjë më shumë kushdo që vjen”.

Sherifi tutje duke komentuar lojrat e Kampionatin Evropian ka thënë se Portugalia hyn në kategorinë e ekipeve të forta të cilat janë kandidatë për të fituar kampionatin si Gjermania, Spanja, Italia.

Ai iu ka rikthy historisë duke treguar se Italia në vitin 1982 tre ndeshjet e para i kishte zhvilluar barazim duke bërë “një lojë defanzive, shumë të keqe për sy me pa” duke kaluar grupin me vështirësi, por që në eliminime” i rrënoi njërën pas tjetrës dhe e fitoi kampionatin”, ka thënë ai.

“Kurrë nuk iu dihet ekipeve të mëdhaja se shpeshherë ato që startojnë me vështirësi apo keq, pastaj shlirohen në fazat tjera dhe dinë të bëjnë mrekullina”.

Ai ka thënë se është pasionant i futbollit dhe kur ka qenë fëmijë ka luajtur në lagje dhe pastaj gjithmonë e ka përcjellë sidomos kampionatet që nga vitit 1974.