Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk frikësohemi, VV-ja do të fitojë më shumë se 50% në zgjedhje”

 
   

Partia në pushtet, Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare, kurdo që ato do të organizohen.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli, teka ka parashikuar një rezultat shumë më të madh sesa 50%, që kjo forcë politike i kishte marrë në zgjedhjet e fundit, më 14 shkurt.

“VV-ja nuk frikësohet. Përkundrazi, zgjedhjet e parakohshme do të na nxirrnin edhe më shumë sesa 50%. Ky rezultat 50% ka qenë në vitin 2021, por tani mund të ecim edhe më shumë, gjithmonë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve, pritshmëritë e tyre, zbatimin e premtimeve…”, tha tutje Dugolli.

Për thirrjet e eksponentëve të opozitës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Dugolli u shpreh se tanimë këta zëra janë shuar, dhe tërhequr duke e lënë VV-në komode duke qeverisur me vendin.

Ai për këtë kritikoi opozitën, duke thënë se marrëveshjet ndërkombëtare ishin kusht i tyre për ta caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Opozita ka kërkuar qysh në vitin e parë të qeverisjes, zgjedhje të reja. Madje, kemi një parti politike që u barrikadua pranë kërkesës se nuk voton asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u caktua data e zgjedhjeve të parakohshme. Tani, çuditërisht s’po shohim një zë, disi sikur janë tërhequr. VV-ja është komode.”, u shpreh Dugolli.