Një krim shumë i rëndë në familje u zbulua të premten në Durrës. Trupi i babait të 4 fëmijëve u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive, 70 metra larg banesës së tij në fshatin ShënVlash.
E bija, 19 vjeçe, studente në Tiranë mori përsipër vrasjen me pretekstin se ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj por policia dyshoi që në fillim se pas ngjarjes kishte persona të tjerë të përfshirë. Dhe në fakt ashtu rezultoi sepse ndaj të atit rezultoi se kishte qëlluar me armë djali i tij i madh Hysen Meta 25 vjeç.
Në dëshminë e tij në polici, 25-vjeçari ka thënë se gjithçka ishte e planifikuar; e zgjoi nga gjumi dhe i qëlloi 4 herë të atit me pistoletën e tij të shërbimit.
Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin GoodMorning Albanians se nuk beson në pistën që vrasja ka ndodhur me paramendim.
“Nuk ka qenë vrasje e mirëmendur pasi në dëshminë e djeshme vajza tregon se vëllai ka pasur fillimisht një konflikt në babanë dhe e ka qëlluar me armë zjarri 4 herë, që tregon një urrejtje shumë të madhe, është shumë e rëndë. Duke parë edhe dëshminë e nënës që thoshte ishte i dhunshëm ndaj fëmijëve, në një kohë që fëmijët ishin në moshë madhore dhe mund ta denonconin, për mua nuk qëndron pista e dhunës. Duhet parë edhe gjendja psikqike e djalit që kishte qenë emigrant në Angli dhe ishte kthyer, ndoshta vuan nga skizoferenia, është e rëndë të vrasësh babanë”, tha ai.