Profesori universitar dhe analisti politik Enver Bytyçi përsëri ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar Edi Ramës, pas deklaratave të tij për Kosovën.
Profesori thotë se, sjellja e Edi Ramës është sikur në ditën e 24 shtatorit, duke shtuar se Rama sillet siku betejën e fituan terroristët serbë.
“Të gjitha kundërvëniet ndaj Kosovës i justifikon me dy fjalë: – Kjo është bindja ime! Nuk jam i detyruar të bëj çfarë do Kosova! Po çfarëdo Serbia pse je i detyruar të bësh e naltdreqni?! Pse duhet ta mbrosh në çdo kohë Vuçiçin dhe jo Albinin e Vjosën o naltshejtani?! Kush të detyron të bëhesh avokat i Serbisë edhe në samite ndërkombëtare euro-atlantike pra, meqë nuk të detyron askush të mbrosh interesat e Kosovës?!”, shkruan profesori.
Tutje, në reagimin e tij Bytyçi ka raguar edhe ndaj Baton Haxhiut, kurse për Ramën shton se, Kosova nuk i jep as para e as pushtet, por këtë ia garanton vetëm Serbia.
Reagimi i plotë:
Edhe nga Spanja u mor me Kosovën dhe u justifikua me atë se “s’jemi për të mbajtur iso për gjithçka”! Madje tha se e ka bindje që “veriu i Kosovës nuk duhet kontrolluar nga shteti i Kosovës” e se ai territor “është tokë e askujt”. Pra se me 24 shtator nuk ka fituar qeveria, policia dhe populli i Kosovës në përballje me terrorizmin, por ishin terroristët serbë që “mbajtën kontrollin në të”?!
Sjellja e Edi Ramës është e tillë sikur ditën e 24 shtatorit Kosova dështoi në mbrojtjen e territorit. Ai sillet sikur betejën e fituan terroristët serbë, të cilëve nuk u thërret asnjëherë me emrin që kanë, por flet për krim të organizuar!
Dhe përmes këtij imazhi transmeton te liderët europianë konceptin e protektoratit të katër komunave të veriut të Mitrovicës. Ndërkohë nxjerr në ekran Baton Haxhiun që të kërkojë një Dayton për Kosovën! Ndoshta presidentin e heshtur, Macron, e entuziasmon me këto qëndrime. Por jo edhe liderët e tjerë europianë!
Të gjitha kundërvëniet ndaj Kosovës i justifikon me dy fjalë: – Kjo është bindja ime! Nuk jam i detyruar të bëj çfarë do Kosova! Po çfarëdo Serbia pse je i detyruar të bësh e naltdreqni?! Pse duhet ta mbrosh në çdo kohë Vuçiçin dhe jo Albinin e Vjosën o naltshejtani?! Kush të detyron të bëhesh avokat i Serbisë edhe në samite ndërkombëtare euro-atlantike pra, meqë nuk të detyron askush të mbrosh interesat e Kosovës?!
Bindja dhe mos-detyrimi janë koncepte të ngjajshme. Por unë marr guximin të them se bindja e kryeministrit të Shqipërisë është paraja dhe pushteti. Ndërsa detyrimi për të është t’u shërbejë atyre që ia sigurojnë këto dy asete të fuqisë së tij! Ndaj e besoj plotësisht se nuk është i detyruar të mbrojë interesat e Kosovës. Kosova nuk i jep atij as para, as pushtet! Këto ia garanton vetëm Serbia e Aleksandër Vuçiç! Edhe pak kohë!