ZyrtarëT vërejtën gjysmëhënën të dielën mbrëma në Arabinë Saudite.
Për ta dhe për 1.8 miliardë myslimanë kjo shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë për 30 ditë.
Me këtë rast shumë vende konfirmuan se do të fillonin agjërimin të hënën, ndërsa udhëheqësit ndanë mesazhe urimesh për fillimin e këtij muaji.
“Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit. Me këtë rast urojmë të gjithë besimtarët e këtij vendi të bekuar”
Ndërkohë Brazili filloi Ramazanin të dielën dhe myslimanët atje hëngrën iftarin e parë.
Megjithatë, ka disa vende aziatike, si Australia, Brunei, Indonezia, Malajzia dhe Singapori, që do të fillojnë Ramazanin të martën pasi nuk kanë arritur të shohin gjysmëhënën.
Ramazani i këtij viti e gjen Rripin e Gazës në luftë, ndërsa shpresat për një armëpushim gjatë këtij muaji ndërmjet Hamasit dhe Izraelit u zbehën ditë më parë për shkak të ngecjes së negociatave.
Megjithatë, myslimanët e Jerusalemit u mblodhën për lutje në xhaminë Al Aksa të dielën, pasi Izraeli përsëriti të premten se do të lejojë palestinezët nga Bregu Perëndimor i pushtuar të vizitojnë dhe të falen në kompleksin e kësaj xhamie gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gjatë Ramazanit, besimtarët myslimanë përmbahen nga ushqimi dhe uji nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
Besimtarët përgjatë 30 ditëve përpiqen të shmangin konfliktin dhe të përqendrohen në aktet e bamirësisë dhe adhurimit të Zotit./Tëvë1/