
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet arrijnë deri në 10 minuta.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare ato janë nga 3 deri në 5 minuta.
Kujtojmë, se dje Merar ishte e bllokuar nga serbët.