
Në mungesë të kuorumit ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në të cilin ishte paraparë që të shqyrtohet vendimi i Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Po ashtu në këtë mbledhje ka qenë e paraparë që të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit me rekomandime për lexim të dytë për Inspektoratin Qendror te Mbikëqyrjes se Tregut si dhe Formimi i paneleve për procesin intervistues për plotësimin e pozitave vakante në ARRU dhe NP KOSTT.
Detaje tjera nuk u japen ende.