Me qëllim të parandalimit të kontrabandës, policia ka vendosur pengesa të pjesshme te Ura e Bërnjakut, pengesa këto për largimin e të cilave nuk ka plan.
Kështu ka bërë të ditur, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Njëherë nuk ka plan për t’i larguar nga aty”, është shprehur ai.
Ndërkaq, sa i përketë bllokimit të rrugëve të tjera, Elshani është shprehur se veprohet në bazë të asaj që shohin në terren.