Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës’, gruaja e 34-vjeçarit tërhiqet nga deklaratat: S’më ka dhunuar, mediat e kanë bërë tragjike

Gruaja që u mbyll në banesë nga bashkëshorti Asqeri M. Ka folur me gazetarët, por ajo për mediat është tërhequr nga deklarata që ka dhënë në polici se është dhunuar nga burri.

Madje ajo thotë se kamerat i ka vënë vetë.

“Asnjë lloj pretendimi, thjeshtë një zënkë e vogël. Ju i keni bërë gjërat tragjike. Hiqi kamerat, nuk ka asnjë lloj dhune. Zënkë mes çifteve”, tha bashkëshortja e Mandrit.

Pse ke thënë që më ka kontrolluar?

S’kam qenë mirë nga trutë e kokës.

Pse ua ka thyer vëllai juaj telefonin?

E kam thyer vetë. E theva për qef.

A e ke tradhtuar?

Jo.

Je e sigurt?

Po shumë e sigurt.