Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nuk kanë të ndalur dramat për 42-vjeçarin, ja si babai mëson pas divorcit se dy vajzat nuk janë të tija

Një 42-vjeçar nga Antalja e Turqisë ka pësuar dramën jetës teksa pas divorcit me bashkëshorten mësoi se dy nga tre fëmijët e çiftit nuk ishin të tijët.

Gjithçka ai e ka mësuar pas testit të ADN-së, ku rezultoi se ai ishte babai vetëm i djalit 15 vjeçar, ndërkohë që dy vajzat, njëra 12 dhe tjetra 9 vjeçe, kishin një baba tjetër, raporton VizionPlus.tv.

Por, nuk mbaron me kaq. Më pas ai mëson se babai i fëmijëve ishte nipi i tij dhe për të bërë testin e ADN-së është bindur nga telefonata e një fqinji.

Huseyin K. ka folur për mediat turke duke treguar dramën e tij.

“Nuk kemi patur marrëdhënie të mira me bashkëshorten gjatë martesës sonë 17 vjeçare. Unë punoja kuzhinën e një hoteli, kurse ajo ishte shtëpiake. Pas shumë mosmarrëveshjesh, ramë dakord që të ndaheshim me konsensus dhe kështu u bë”.

Por, nuk mbaron me kaq. Më pas ai mëson se babai i fëmijëve ishte nipi i tij dhe për të bërë testin e ADN-së është bindur nga telefonata e një fqinji.

“Disa ditë pas ndarjes, me telefoi një fqinj dhe më tha që do ishte mirë që t’u bëja testin e ADN-së tre fëmijëve tanë pasi sipas tij, nipi im kishte hyrë dhe dalë shpesh nga shtëpia kur unë nuk isha aty. Bëra kërkesë në gjykatë dhe ajo vendosi kryerjen e testit të ADN-së nga i cili rezultoi se vetëm djali 15 vjeçar është i imi, kurse dy vajzat kanë një baba tjetër”.

Drama thellohet pasi fqinjët i thonë se e kishin parë shpesh nipin e tij të hynte dhe dilte, madje të pinte kafe në ballkon me bashkëshorten e tij kur ai ishte në punë.

“Fqinjët më thanë se nipi im kishte hyrë dhe dalë shpesh nga shtëpia ime kur nuk gjendesha aty. Madje e kishn parë të futej natën, kur unë nuk isha në banesë, por nuk kishin dyshuar gjë edhe kur i kishin parë duke pirë kafe në ballkon për shkak se ishte nipi im. Kur e pyeta gruan ajo pranoi se babai i vajzave ishte nipi”, tha ai.

Megjithatë, Huseyini është i shqetësuar për fatin e fëmijëve.

“Ata nuk janë të mitë por gjatë këtyre viteve me kanë ditur mua si baba. I kam mbajtur dhe rritur. Tani shteti duhet të marrë masat dhe të gjejë një zgjidhje për ta”.