Deputetet e pozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane, ku ishte duke raportuar Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Përplasje patën deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani me deputetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.
Deputetja e partisë në pushtet, Fjolla Ujkani kishte vërejtje që diskutimi është duke marrë kahje tjetër dhe nuk është diskutuar për atë që ftohet mbledhja e Komisionit e raportimet e zëvendëskryeministrit e të ministrave.
“Mënyra edhe qasja qysh e keqpërdorni pozitën si kryetare e Komisionit ju po e bënë ftesën me ardhë zëvendëskryeministri me raportu vetëm për opozitën. Ky është niveli që po e sjellni ju debatin dhe këtu dua ta mbaj edhe unë. Duhet me lënë radhën me fol edhe të tjerët”, ka thënë ajo.
E deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha se deputetja Ujkani nuk është duke thënë asgjë.
“10 minuta je duke fol, nuk ke folur asgjë. Ti veç folë kotë. Nuk fole asgjë hiq bëjë pyetje”, u shpreh ai.
E me këtë rast fjalën deshi ta marr kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, por që pati kundërshtime nga deputetja Ujkani.
Me pas të dy deputetet, Ujkani dhe Krasniqi, kanë debatuar në të njëjtën kohë, përderisa deputetja Krasniqi lexonte e-mailin e dërguar për raportim ndaj zëvendëskryeministrit.