Metushi theksoi se ekipet e zjarrfikësve në vend nuk kanë mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në godina të larta
Zjarrfikësi Xhezim Metushi ishte një nga heronjtë që për disa orë me radhë luftuan me flakët që përfshinë qendrën tregtare në lushnjë, ditë ne djehsme.
Në “Shqipëria LIVE”, ai ka rrëfyer vështirësitë e këtij operacioni, teksa tha se vështirësia ishte shumë e lartë. Ndër të tjera, ai theksoi se ekipet e zjarrfikësve në vend nuk kanë mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në godina të larta, që shkojnë më shumë se 10 kate.
“Gjatë ditës së djeshme, gjatë natës por edhe sot sepse u aktivizua një tjetër vatër, por që tani është nën kontroll. Ka qenë shumë e vështirë, deri sa shkuam aty. Kemi kontaktuar edhe me zjarrfikëset e vendeve të tjera, që na u përgjigjën menjëherë. Kishte shumë vështirësi në godinë, edhe në shuarjen e flakëve por në rradhë të parë në shpëtimin e njerëzve. Më e vështirë ishte fakti që nuk kishte shkallë emergjence, duhen këto shkallë, hapësira etj. Ajo godinë ka shumë biznese brenda dhe sigurisht mund të ketë pasur dhe mangësi. Duhet të ndërtohen godina moderne, të trajtohen dhe njerëzit për këtë.
Ne vetë ende nuk kemi mjete të tilla që shkojnë në mbi 30 metra, ne maksimumi shkojnë deri në 10 kate. Puna jonë vështirësohet edhe nga fakti që kishte pallate dhe ambiente banimi rreth saj. Kështu mudn të hynim, por këtu ishte shkalla më e lartë e vështirësisë. Nga ekipi im, u dëmtuan 3 zjarrfikës por fatmirësisht tani janë mirë.”– tha ai.