“Nuk më prite edhe pak Raketë” kurorë në emër të ish-Presidentit Thaçi për varrin e truprojes së tij
Sot në moshën 64 vjeçare ka vdekur truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, apo i njohur ndryshe edhe me nofkën “Raketa”.
Ferizi i cili ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kujdesur me vite të tëra për sigurinë e Hashim Thaçit.
Për varrin e Ferizit, njeriut që ia kishte ruajtur shpinën Hashim Thaçit, është siguruar edhe një kurore me lule në emrin e ish-presidentit Thaçi.
“Nuk më prite edhe pak Raketë, ashtu siç më prisje”, shkruhet në kurorën me lule.
Ferizi ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ai kishte lindur në vitin 1960./Express