Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk mund ta them as sot, as kurrë”/ Noteri i Berlusconi-t “kyç gojën” për testamentin

“Nuk mund të them asgjë, as sot, as nesër, as kurrë”. Kështu ka deklaruar Arrigo Roveda, noteri i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, teksa ka dalë nga zyra, duke iu përgjigjur gazetarëve që e kanë pyetur nëse do të hapet sot testamenti i kavalierit.

Sot në mëngjes, fëmijët e Silvio Berlusconit, i cili u nda nga jeta më 12 qershor, mbërritën në zyrën e noterit Arrigo Roveda në Via Pagano për hapjen e testamentit të ish-kryeministrit.

Dokumenti i mbajtur në zyrën noteriale do të hapet sot, por detajet mund të zbulohen vetëm në orët e vona të mbrëmjes, pasi kompanitë e lidhura me testamentin janë të listuara në bursë.

Pikëpyetja kryesore në testamentin e fundit të Berlusconit ka të bëjë pikërisht me 20% të Fininvest-it, një pjesë që ish-kryeministri mund të kishte në dispozicion për trashëgiminë.

Fati i aksioneve të trashëgimisë prej 20% të Fininvest është thelbësor për strukturat e reja të Mfe-Mediaset, Mondadori dhe gjithashtu Banca Mediolanum.