Një përplasje e ashpër ka ndodhur në seancën e sotme në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Avokat i Kadri Veselit është ‘kapur’ me kryegjyqtarin Smith lidhur me faktin se gjykimi po stërzgjatet.
Ben Emmerson ka kërkuar që të shkurtohet koha, pasi kanë mbetur edhe 101 dëshmitarë për t’u ftuar.
“Ky gjykim duhet të kryhet në afat të arsyeshëm. Nuk mund të fajësoni mbrojtjen për fajin e Prokurorisë e cila e ka barrën e provës”, tha Emmerson.
“Nuk mund ta gjuani fajin tjetër kund”, ia ktheu gjyqtari Smith.
“Unë nuk po ofendoj njeri”, tha Emmerson.
“Unë thashë që po e fyeni Prokurorinë. Sa herë që ngriheni e merrni fjalën. A e ndalim me kaq”, ia ktheu Smith.