Në rrjetin social TikTok po qarkullon së fundminjë video ku personazhi i famshëm Clevio Serbiano shfaqet duke folur në telefon me aktorin e humorit Bes Kallaku, duke thënë se “ka bërë paqe me të”.
Kujtojmë se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ”kërcënoi” me gjyq Clevion, pasi ky i fundit e ofendoi dhe hodhi akuza të rënda duke thënë se ajo është lidhur me një bos nga Dubai dhe sipas tij kjo ka qenë arsyeja e ndarjes nga aktori i humorit.
Me sa duket gjërat mes Bes Kallakut dhe Clevios janë sqaruar.
Në mediat rozë përflitet për një ndarje mes Xhensilës dhe Besit, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti.