Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk shkohet ashtu në objekt”- Peci tha se u kërcënua nga AAK-ja reagon Haradinaj

 
   

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vlerësuar dje se është kërcënuar nga zyrtarë të AAK-së pasi që ka vendosur të shkojë në objektin e zyrës së partisë përpara kërkesës për shkëputje të kontratës. Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se s’është në dijeni për këtë pjesë.

Haradinaj ka thënë se ministri Peci është përzier në punën e inspektorëve kur është futur në objektin e lëshuar me qira për AAK’në.

“S’e di për besë këtë pjesë. Kjo pjesë, nëse dikush po don me e tërhjek prej vëmendjes prej tokës prej Manastirit e tokën në veri… Nuk shkohet si ministër ashtu në objektin e partie tjetër”, ka deklaruar ai.

“S’e ka bë në asnjë demokraci këtë punë. Janë njerëz për ato punë. A mundet një noter në Prizren me ua zgjedhë problemet bujqve? Ne nuk e keqkuptojmë interesimin e ministrisë dhe besojmë që kështu ndihmohet shteti, duke e shkëput kontratën për shfrytëzim të metrave katrorë”, ka thënë tutje ai.

Ministri Peci dje ka përmendur deklaratat e zyrtarëve të AAK-së, duke i cilësuar si kërcënim të hapur.

“E para unë kam thënë që shihemi të hënën për shkak se kishte kaluar afati kohor dhe thjeshtë ka qenë edhe vendimi i imi dhe sugjerim i imi për pjesën e ekzekutivit për të shkëputur këtë kontratë. Ai është një komunikimi i një tradite në Dukagjin, mendoj që është kërcenim i hapur. Por sido që të jetë për të gjithë ata që përçojnë mesazhe të tilla dhe që mendoj që kuptimin e kanë forcën ose guximin të ballafaqimit vandal, unë kam guximin intelektual edhe guximin me ndjek interesin publik të qytetarëve dhe të institucioneve”, është shprehur ai.