Gjekmarkaj tha se protesta dje u udhëhoq nga qytetarët që duan rrëzimin e qeverisë, ndërsa Dudushi tha se ‘koka’ ishte online, referuar Sali Berishës.
Gjekmarkaj: Ka pasur një fluks qytetarësh që mbase nuk e votojnë PD, por duan të kenë opozitë, Kjo do reflektojë, sheshin e mori qytetari në dorë. E futi në ekuacion Partinë Demokratike
Dudushi: The ca gjëra që nuk mund ti lëmë
Gjekmarkaj: Nuk ti lë farë se kam dëgjuar 15 minuta
Dudushi: Të thuash që merita e kësaj proteste ishte pa kokë, koka ishte online. Protesta u bë për Sali Berishën kjo nuk do as men as kalem. Ajo që thua ti kthehet në propagandë
Gjekmarkaj: Unë të dëgjova me vëmendje pa të ndërprerë asgjë. Tani ti fillon
Dudushi: Mos thuaj gënjeshtra
Gjekmarkaj: Ce ke këtë gjuhë, është gjuhë rrugaçe.
Dudushi: Unë nuk po të fyej them kujdes mos thuaj gënjeshtra.
Gjekmarkaj: Ore fol tamam, kur të mbaroj unë fol ça të duash, Ti nuk do që unë të çoj një fjali deri në fund. Je bullist, ke logjikë prej njeriu të çuditshëm.