Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Numri i ankesave të nëpunësve civilë në KPMShCK sivjet ka shënuar rekord

Udhëheqja me ushtrues detyre e pozitave më të larta të shërbimit civil, ka ndikuar negativisht në administratën shtetërore.

Sipas kryetarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Jeton Koca, numri i ankesave nga nëpunësit publik po shënon rritje vit pas viti.

Derisa në vitin 2020 ky këshill kishte pranuar 444 ankesa, vetëm gjatë periudhës janar-qershor numri i ankesave arriti në mbi 900.

Mbi 200 ankesa sivjet ky këshill pranoi vetëm sa i përket çështje së shkeljes së të drejtës në pagë.

Në gjendjen e tanishme të administratës shtetërore, Koca vlerëson se po ndikon ushtrimi i pozitave të larta të shërbimit civil me zëvendësues.

Sipas tij, institucionet ia kanë huqur zbatimit të ligjit, duke iu referuar Ligjit për Administratën Shtetërore në vend të atij për Zyrtarët Publikë.

Ndonëse pohon se ka pasur zvarritje për emërimin e sekretarëve të përgjithshëm në ministri dhe drejtorëve në agjenci dhe institucione, Koca thotë se mosrespektimi i vlerësimit të Ambasadës Britanike i demotivon nëpunësit të aplikojnë në këto konkurse.