Numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet izraelite ka arritur në 15.900, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Nga të vrarët, më shumë se 250 ishin punonjës shëndetësorë, tha Ministri i Shëndetësisë Mai al-Kaila ndërsa fliste në Ramallah, Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ndërsa, sot kreu i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, duke folur nga brenda spitalit të rrethuar Kamal Adwan, tha se mjekët nuk do t’i braktisin pacientët e tyre pavarësisht rrezikut./AlJazeera