Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nushi: Vendimi për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit, është zbatim i marrëveshjes me Serbinë

 
   

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, konsideron se vendimi i Qeverisë për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, është implementim i marrëveshjes së Brukselit.

Ndonëse dhënia e tokës për Manastirin e Deçanit u tha se nënkupton anëtarësim në Këshill të Evropës, Nushi e sheh këtë edhe në planin franko-gjerman. Prandaj, këmbëngul se ky vendim është zbatim i marrëveshjes me Serbinë.

“Urdhri i Kurtit ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit nuk mund të analizohet asnjë vendim jashtë kontekstit në të cilin ndodhet Kosova. Nëse e shohim strategjinë e Kurtit prej opozitës e deri tek këto tri vite pushtet është njëra taktike rezistence e vazhdueshme karshi vendimeve por të cilat në fund përfundojnë duke i bë të gjitha ato vendime të cilat po i reziston por  përshtypja në popull po duket që është se ky megjithatë bëri më të mirën, këtë nuk mundemi me e pa ndryshe përveç plan i Kurtit sepse integrimi në organizata ndërkombëtare si është Këshilli i Evropës është pjesë po ashtu e planit franko-gjerman e marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht sekuencat e ndryshme brenda këtij rrugëtimi herë duken fitore e herë humbje të Kosovës, por të gjitha janë pjesë e këtij plani andaj nuk kemi si e shohim ndryshe përpos si vazhdim i zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare të dialogut”, u shpreh Nushi.

E nëse Kosova mund të fitoj diçka nga ky vendim, Nushi thotë se nuk ka asnjë garanci. Thotë se do të ketë kushtëzime tjera për anëtarësim në këtë organizatë.

“Premtimi është që futesh në Këshillin e Evropës por ne kemi parë shpesh e herët të fundit që Kurti në marrëdhëniet me këta që na ndihmojnë të futesh në Këshill nuk i ka aq të mira dhe jam i bindur se do ketë kushte tjera e Kurti do i zbatoj duke thënë që s pata çare, e këtë nuk duhet me lejua ne sepse argumenti s pata qare kanë qenë tjerët, e ky nuk mundet me qeverisë me argumente të qeverive të kaluara, ky që pretendon se është politikan i së ardhmes”, thotë ai.

Ndërkaq për vizitën e të dërguarit nga ShBA-të, Grabriel Escobar, Nushi thotë se arsyeja është e qartë, Rregullorja e re e BQK-së mbi dinarin serb.

“Vizita është shumë e qartë konkrete, e koncentruar në çështjen e dinarit si taktikë destabilizuese e dialogut  që prehu në besë miqtë apo partnerët e Kosovës. Escobar ka takuar të gjithë akterët relevantë të këtij procesi e të fundit e ka lërë Kurtin mirëpo  porosia është e qartë Kurti duhet ti bëj të gjitha ato që është zotuar, po i gënjen qytetarët kur po thotë se ska pranuar marrëveshje e edhe ndërkombëtarët kur po ua pranon në tavolinë  marrëveshjet e pastaj po u shkakton probleme në zbatimin e saj”, u shpreh Nushi.

Sipas tij me vendimet aktuale të qeverisë Kurti, raporti i Kosovës me partnerët është duke ndryshuar, duke thënë se dinari nuk do duhej të ishte arsye e prishjes së raporteve.

“Escobari ishte i qartë, partneriteti nuk është si ka qenë po dëshirojmë me u kthye ashtu si ka qenë, dhe unë se kam hallin që po prishemi me partnerë por për çka po prishemi, ne po prishemi për vendimin e dinarit, puna e cila do zgjidhej me asociacion, kjo punë do zgjidhej me asociacion Kurti është dakorduar ashtu”.