Keni dëgjuar raste kur nusja dhe dhëndri janë ndarë menjëherë pas dasme? Nëse jo, këtu do të lexoni historinë e dasmës më të shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta.
Ajo është historia e një çifti nga Kuvajti.
Mediat e huaja shkruajnë se përçarja erdhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është rrëzuar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë duke e quajtur idiote.
Komentet e dhëndrit vazhduan duke e trullosur nusen dhe duke e bërë atë të ndihet keq. Ajo i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty për aty. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.
Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Ndërkohë emrat e nuses dhe dhëndrit nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit.
Historia e tyre është bërë menjëherë virale dhe shumica po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.
“Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim”, komentoi një përdorues i rrjetit social X. Ndërkohë një përdorues tjetër shtoi: “Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë”.