Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nxirren trupat e pajetë të tre personave nga aksidenti në lumin Vardar

Një aksident ndodhi sonte në rrugën Rashçe-Saraj, ku një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në lumin Vardar.

Në veturë udhëtonte një familje 5-anëtarëshe, ndërsa një fëmijë 5 vjeçar arriti të shpëtonte dhe u gjet afër ujit.

Sipas informacioneve të fundit, trupat e tre personave të tjerë të pajetë janë nxjerrë nga vetura, ndërsa ende po zhvillohet kërkimi për gjetjen e viktimës së katërt.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit dhe përpiqen të zbulojnë detajet e tjera të ngjarjes tragjike./TVShenja/