Këtë të mërkurë në emisionin “Opinion” u fol në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit. Në studio pati një debat të ashpër mes drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe përfaqësuesit ligjor të muxhahedinëve, Genc Gjokutaj.
Blendi Fevziu: Gjokutaj gjëja e parë që firmos çdo emigrant… O Gjokutaj se tani mos më bëj për një gjë që e di shumë mirë.
Genc Gjokutaj: Jo, jo, jo Fevzi.
Blendi Fevziu: Gjokutaj, nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të ushtrojnë aktivitet politik në territorin e atij vendi.
Genc Gjokutaj: Nuk ekziston…
Blendi Fevziu: Strehimi politik jepet me një deklaratë në të cilën do të firmoset se nuk do të ushtrosh aktivitet politik në territorin e atij vendi.
Genc Gjokutaj: Kush është aktiviteti politik, ke në dorë një fakt?
Blendi Fevziu: Këtë pra po hetojnë.
Genc Gjokutaj: Ore Fevzi a nuk e kupton këtë që Edi Rama…
Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua Edi Rama. Edi Rama, Edi Rama. Ne flasim për amerikanët këtu, ti thua Edi Rama. O Gjokutaj mos më bërtit kot tani, por kam pyetje, s’po merrem me Ramën fare.
Genc Gjokutaj: Për çfarë më ke ftuar mua, për çfarë më ke ftuar mua?
Blendi Fevziu: Ore Gjokutaj mund të më dëgjosh mua mos flasësh kot. Një pyetje kam. Sali Berisha kryeministër i shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët…. A mund të më dëgjosh tani apo jo?
Genc Gjokutaj: Fevzi fol mirë me mua se nuk jam i ftuari jot i përhershëm.
Blendi Fevziu: A mund të më dëgjosh o zotëri?
Genc Gjokutaj: Po.
Blendi Fevziu: Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët se kishin hall të luftonin Iranin, apo i morën se ia kërkoi SHBA-ja?
Genc Gjokutaj: Se ia kërkoi SHBA-ja.
Blendi Fevziu: Kaq është, pra. Dhe sot SHBA po thotë këtë gjë. Nuk i morën këtu për të luftuar regjimin e Teheranit./tvklan.al