Analisti Xhevdet Pozhari, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu, për një deklaratë të tij të fundit, lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Pozhari ka thënë se mentaliteti si i Haxhiut, e ka lënë prapa Kosovën me dekada, përcjell Bota sot.
“”O krejt çka të don Serbia jepja, krejt çka të dojnë, tavolinë suedeze. Veç le ta pranojnë pavarësinë”, paska thënë Baton Haxhiu.
I njëjti që kërkonte dikur amnisti të krimeve të luftës.
Ky mentalitet i robit na ka lënë prapa me dekada. Thu ti se ne i kemi zaptu tokat e tyre, ne i kemi vra e djegë, ne kemi përdh*nu, e jo Serbia!
Kjo mendësi shpjegon shumë sepse sipas saj, Serbia ka të drejtë t’i bëjë të gjitha, e ne prapë të jemi ata që i kemi borxh asaj!
Tmerr çfarë kontaminimi i opinionit”, ka shkruar Xhevdet Pozhari në Facebook.
Në një postim tjetër, ai ka analizuar tri kërkesat e tanishme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ai edhe këtu ka kritikuar ashpër gazetarin Haxhiu.
“Për momentin, Vuçiqi po e kërkon:
– Kthimin e gjendjes në veri siç ishte më parë, para Qeverisë Kurti;
– Lirimin e menjëhershëm të terr*ristëve të Banjskës dhe
– Themelimin e Asociacionit.
Dikur e kërkonte shkëmbimin territorial përmes Hashim Thaçit.
Ballkanin e Hapur përmes Edi Ramës.
Pra, krejt këto kërkesa e kishin burimin në Serbi. Dhe, këtu ka zëra që dalin dhe e përkrahin paturpësisht. E shndërrojnë Kosovën në “tavolinë suedeze”. Merr ç’të duash!
Janë të njëjtit që konsiderojnë Albin Kurtin si problemin kryesor pse nuk i bindet kërkesave të Serbisë. Madje, kur nuk ia arrijnë qëllimin, tentojnë ta shpallin edhe si njeri në shërbim të Serbisë për ta kamofluar atë që e shohim të gjithë – me ose pa vetëdije janë ata që kanë qenë vazhdimisht në agjendën e armiqve, e jo Kurti”, ka shkruar Pozhari./Botasot