Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

‘O Zot sa turp më vjen’, çfarë i ndodhi Dea Mishel

Kasti i “Në Kuadër të Dashurisë” ka qënë i pranishëm në premierën e filmit në Kosovë. Por Dea Mishel nuk ka mundur të mbërrijë në orar dhe duket se shkaqet kanë qënë të shumta.

Përmes një postimi të bërë në InstaStory, Dea ka treguar se ndihet shumë e turpëruar. Ajo ka publikuar një mesazh që ka shkëmbyer me nënën e saj, në të cilën i kërkon që t’i thotë diçka që ta kalojë turpin që ndjen.

“Unë këtu erdha aq vonë. O Zot sa turp më vjen. Më thuaj ndonjë gjë që ta kaloj turpin”, shkruan Dea në mesazhin dërguar nënës së saj.

“Bëji betim vetes, hera e fundit që vonohem”, përgjigjet nëna e Deas.

“Biseda me mamin. Unë kam justifikime. Sesi desh bëmë aksident, si na ndaloi policia një orë por janë të kota. Asgjë nuk vlen, unë nuk e përballoj dot turpin. Nuk jetoj dot me të”, shkruan Dea.