Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, kanë ndarë me ndjekësit, disa pamje nga shtëpia e tyre e re, ku do të jetojnë menjëherë pasi vajza të vijë në jetë. Banesa e tyre ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, dhe çifti ka vendosur të ndajë me ndjekësit, një pjesë nga pamja e saj, ndërkohë që ‘meraku’ i Luizit, është shlyerja e pagesës për ndërtimin e saj.
“Edhe pak edhe hyjmë të shtëpia e re… je duke e mbuluar hë. Edhe pak, kur të dalë vajzukja në ballkon me mu. O zot u bëmë edhe me shtëpi, po jua tregoj një pjesë të vogël, gjithçka në rregull, e kemi bërë edhe me parket, tani na ka mbetur veç me e pagu”, shprehet Luizi.