Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dematon lajmin për paralajmërimin e ikjes së 200 kompanive nga Kosova

Pas raportimeve se 200 kompani gjermane kanë paralajmëruar ikjen nga Kosova për shkak të situatës në veri ka reaguar Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Me anë të një komunikatë këto informacione i quajtën të rrejshme.

“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare nga burime të ndryshme ka marrë informacionin e qarkullimit të një lajmi të rrejshëm me titull “E frikshme: Afër 200 kompani gjermane paralajmërojnë ikjen nga Kosova për shkak të situatës së sigurisë”.

OEGJK e sheh të arsyeshme të demantojë këtë lajm të rrejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në “Facebook”.