
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i është përgjigjur ofertës së Ramush Haradinajt për postin e kryeministrit që të bëhet me rotacion nga partitë në opozitë.
Mustafa ka thënë se ky opsion as nuk konsiderohet.
“Nuk është diskutuar dhe nuk diskutohet ky opsion. LDK-ja garon me i fitu zgjedhjet, pastaj varësisht nga rezultati ulemi dhe flasim për koalicione të mundshme.
Por, rrotacione e këto as nuk konsiderohen”, ka thënë Mustafa.