Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Oficerë të lartë të Policisë pritet të arrestohen”, Karamuço zbulon detajet e bujshme: Në hetimin e tyre DEA dhe…

Eksperti kriminalist Ervin Karamuço ka risjellë në një emision televiziv, lajmin e paralajmëruar pak ditë më parë për arrestimin e katër oficerëve të policisë.

Ai kujtoi se ishte një hetim nga ana e SPAK-ut dhe AMP-së, në lidhje me një grup të strukturuar kriminal që prej dy vitesh merrej me trafikimin e qënieve njerëzore.

Karamuço tha se në këtë strukturë bënin pjesë edhe korporata që hartonin leje punësimi dhe leje qendrimi, ndërkohë që personat që vinin në Shqipëri, largoheshin drejt destinacioneve europiane brenda dy javësh.

Eksperti Karamuço zbuloi se ka hetime edhe për funksionarë të tjerë të lartë të policisë. Ata janë përfshirë edhe në trafik droge, tha ai.

Por zoti Karamuço shkoi më tej kur tha se bëhet fjalë për oficerë policie që kanë punuar për kohë të gjatë me këto grupe kriminale, ndërsa kanë qenë në poste të larta.

“Kanë punuar për shtetin apo për bandat?” pyeti eksperti kriminalist. Sipas tij ishin këto arsyet që në Shqipëri janë stacionuar ekipe të DEA-s amerikane dhe FBI-së.