Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

OKB dënon djegien e Kuranit

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara votoi për të dënuar incidentet e fundit të djegieve të Kuranit, por shumë shtete refuzuan që ta mbështesnin rezolutën, duke shprehur frikën se kjo mund të cenojë lirinë e shprehjes.

Pavarësisht dënimit të diskreditimit të librit të shenjtë të Islamit, votimi në këtë këshill solli më shumë ngjarje sesa unitet, me shtetet nga Evropa dhe Amerika që thanë se duhet më shumë punë që rezolutë të jetë më e fortë, përmes një vendimi unanim.

Pakistani dhe shtete të tjera të Organizatës për Bashkëpunim Islamik iniciuan debatin dhe rezolutën pasi një refugjat irakian dogji faqe të Kuranit pranë xhamisë kryesore në Stokholm muajin e kaluar. Ky incident nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke dënuar urrejtjen fetare. Për rezolutën votuan 28 shtete, 12 ishin kundër dhe shtatë abstenuan.