
Kandidati për deputet i LDK-së, Ardian Olluri ka thënë se gjendja në veri nuk është ashtu siç paraqitet nga Qeveria Kurti.
Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 tha se veriu nuk është vetëm çështje e sigurisë, por edhe politike.
Tutje, ai tha se sovraniteti në veri shtrihet kur qytetarët atje binden më u integru në institucionet e vendit.
“Unë e di se tema më interesante dhe më e favorshme për Qeverinë Kurti është veriu. Ne i gëzohemi secilit sukses në veri dhe secilën pjesë të R. së Kosovës. Mirëpo gjendja ashtu siç paraqitet, nga Qeveria nuk është komplet e saktë. Veriu nuk është thjesht çështje e sigurisë, por edhe çështje politike. Suksesi atje arrihet kur edhe qytetarët e veriut integrohen në institucione… Nuk shtrihet sovraniteti me turizëm të improvizuar dhe me restorante kur vizitorët janë nga jugu. Sovraniteti shtrihet kur binden qytetarët e atyre lokaliteteve me u integru në institucionet e vendit”, ka deklaruar ai.