Një megaoperacion antidrogë është duke zhvilluar në mbarë vendin dhe deri më tani sipas burime të Euronews Albania, janë arrestuar dhjetëra persona, ndërsa media tjera në Shqipëri rapotojnë se të arrestuar janë mbi 100.
Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.
Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.