Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Operacioni antidrogë në Shqipëri, vijnë në ndihmë DEA amerikane dhe Guardia di Finanzia

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë me urdhër të SPAK është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ku  janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona. Në momentin që forcat e policisë janë afruar trafikantët i kanë vënë flakën një veliere.

Ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, shqiptarë dhe të huaj, bën me dije, shkruan Abc News.