Policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme në kryeqytet.
Sipas informacioneve të para të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se aksioni lidhet me goditjen e një grupi për rimbursimin e TVSH.
Deri më tani nga 7 urdhërarreste, mësohet se janë ekzekutuar 4.
7 urdhër arrestet:
1-Adnand(Andreë) Progri, lindur në Peqin dhe banues ne Tiranë
2-Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues ne Tiranë,
3-Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë,
4-Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë,
5-Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë
6-Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës,
7-Aldo Mazzarela shtetas italian, i cili akuzohet për veprën penale ‘Fshehje të3 ardhurave’ dhe ‘Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i K.Penal.
Sakaq mësohet se po organizohet puna për ekzekutimin e këtij urdhri.