Opinionistja në Gjermani Vjollca Hajdari, ka folur rreth takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, me ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock.
Hajdari tha se beson se jashtë syve të publikut Kurtit i është bërë kërkesa për formimin e Asociacionit.
“Besoj se prapa dyerve të mbyllura është biseduar në lidhje me implementimin e të gjitha atyre kërkesave që janë në lidhje me formimin e Asociacionit e Komunave me shumicë serbe. Politika gjermane është ajo politikë e cila bën presione më moderate, nuk i bën ato para kamerave por i bën prapa perdeve”, u shpreh ajo nga Berlini.
“Mendoj që politika dyshe Francë-Gjermani është bërë në atë formë që Gjermania nuk e bën shumë transparente presionin. Përderisa Franca e kemi parë disa herë që Macroni është paraqitur në media dhe ka folur në lidhje me presionin që ai apo Franca e bën, po ashtu ka folur edhe në emër të Bashkimit Evropian”, shtoi Hajdari në një lidhje direkte për Edicionin Special.