Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Opozita në Serbi njësoj si qeveria, politikani serb: Po presin të ‘plasë’ në Ukrainë

Politikani serb Nenad Çanak tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se opozita në Serbi quhet opozitë vetëm sepse nuk është në pushtet, por në fakt të gjitha këndvështrimet i ndan njësoj si qeveria.

Sipas tij ata po presin ripozicionimin e Putin në arenën ndërkombëtare me diçka “spektakolare” që duan të ndodhë në Ukrainë.

Në këtë formë edhe ngadalësojnë normalizimin me Kosovën.

“Besoj se shumica e opozitës është në opozitë vetëm sepse s’janë në pushtet. Nëse i pyesni ata për disa çështje politike, do t’ju japin të njëjtën përgjigje si regjimi ne fuqi. Ndaj, mendoj se të gjithë ata po përpiqen sa më fort të munden të ngadalësojnë procesin me Kosovën dhe normalizimin me Kosovën, edhe po presin, po tregohem realist, po jap mendimin tim, po presin të ndodhë diçka spektakolare në Ukrainë, domethënë, të përparojë Kremlini dhe Putini të riforcojë pozicionin e tij ndërkombëtar,” – u shpreh Çanak