Opozita në Shqipëri po vijon mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit në Tiranë.
Sipas mediave në Shqipëri, këtë herë, opozita po proteston duke bllokuar 6 akset kryesore rrugore që lidhin vendin.
Protestuesit e opozitës kanë bllokuar mbikalimin e Kamzës, rrethrrotullimin e Shkozetit, Bradasheshit, Rrogozhinës, Levanit dhe Milotit.
Afati i bllokimit do të jetë nga ora 17:00-20:00.
Opozita proteston kundër arrestimit të liderëve të saj, Sali Berisha dhe Ilir Meta si dhe kërkon nga mazhoranca të pranojë kërkesën e saj për qeveri teknike.