Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Opozita protestë para bashkisë së Tiranës, flakadanë dhe molotov drejt objektit

Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me grupimin e Rithemelimit të PD dhe Partisë së Lirisë zhvilluan sot protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Edhe gjatë kësaj proteste ka pasur incidente ku është hedhur tymuese e motolov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës si dhe përplasje me efektivët e policisë.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke marrë masa në mënyrë që situata të mos përshkallëzojë.

Disa nga protestuesit mes të cilëve edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha kishin veshur bluzën “Lironi liderin e opozitës”.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, në fjalën e tij përpara protestuesve përpara Bashkisë së Tiranës deklaroi se, Tirana sot është kthyer në kryeqytet të kullave dhe betonit, shkruan ATSh.

“Sot Tirana është kthyer në kryeqytet të kullave dhe të betonit. Kjo bashki duhet të ishte transparente, por mbyllet me zinxhir. Mbyllet me zinxhir, sepse është e zhytur në punë të pista “, tha ai.

“Të ndalojmë abuzimin me të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi Teliti.

Ish-kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi tha se kjo protestë po bëhet për të ardhmen, që çdokush që vjedh buxhetin e shtetit, duhet të shkojë përpara drejtësisë.